Kuvendi i Gjilanit ka miratuar raportin financiar janar-mars 2017, propozimet e komisionit për emërtimet e rrugëve dhe adresave, lokacionet dhe hapësirat publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve.
Emërtimet e rrugëve si dhe caktimi i lokacioneve për përmendore janë bërë shkas që opozita (PDK, LVV, Nisma për Kosovën) të lëshojnë seancën e Kuvendit, ende pa u miratuar rendi i ditës, transmeton Koha.net. Në të vërtetë, opozita kërkoi shtyrjen e këtyre pikave deri në seancën e ardhshme, për të gjetur një konsensus mes subjekteve politike, duke thënë se as komisioni nuk ka pasur konsensus në vendosjen e të gjitha propozimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, subjektet e koalicionit qeverisës i dhanë përkrahje listës, duke kërkuar që në dy-tri raste kontestuese, të respektohen propozimet e këshillave lokale.
me shumicë votash, vendosi që këto pika t`i procedojë në seancën e sotme, ku edhe u miratuan, duke nënvizuar faktin se Komuna e Gjilanit, edhe ashtu është vonuar mjaft për të përfunduar këtë proces.
Kuvendi ka miratuar edhe raportin financiar janar-mars 2017, raportin financiar të manifestimit “Flaka e Janarit 2017”, pastaj projektin për financimin e Teatrit të Qytetit si dhe atë për ndarjen e subvencioneve për katër shoqata.
Po ashtu, Kuvendi miratoi kërkesën e DKA-së për ndarjen e një shume të mjeteve prej 7000 euro, për organizimin e Olimpiadës mbarëkombëtare të Matematikës, që e ka arsyetuar drejtoresha Shqipe Kastrati.
Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka dhënë përkrahje nismës së grupit të këshilltarëve të LDK-së, të cilën e ka prezantuar Avdyl Aliu, për shpalljen “Qytetar nderi” të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanin, më 12 maj, gjatë vizitës në vendin tonë.