Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri tha se me gjithë faktin se kohëve të fundit kanë ndodhur disa incidente ndëretnike, fatmirësisht jo të rënda, në të dyja pjesët e qytetit, ku viktima ishin edhe shqiptarët edhe serbët, gjendja e sigurisë në Komunën e Mitrovicës, por edhe në qytet në përgjithësi, nuk është përkeqësuar, por vazhdon të jetë stabile.
“Qytetarët e komunës edhe kësaj radhe janë treguar të matur e të kujdesshëm dhe nuk kanë lejuar që këto incidente të zgjerohen dhe të përkeqësojnë gjendjen. Ata dhe unë si kryetar i Komunës dhe strukturat tjera komunale, i dënojmë ashpër këto incidente të shkaktuar nga individët, që nuk ia duan të mirën qytetit. Institucionet e pushtetit lokal, në bashkëpunim me qytetarët kanë punuar shumë që gjendja në Komunë e qytet të jetë e qetë dhe do të punojmë akoma më shumë që atë të mos e përkeqësojnë individët apo grupet me prirje kriminale e që nuk ia duan të mirën askujt, edhe në të ardhmen”, tha kryetari Bahtiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pasi që edhe njëherë i dënoi ashpër incidentet, kërkoi angazhim dhe mobilizim edhe më të madh të të gjithë faktorëve politikë e të sigurisë, vendore e ndërkombëtare, në parandalimin e incidenteve që mund ta tensionojnë gjendjen dhe të ngadalësojnë stabilizimin e plotë të saj, sepse ato nuk duhet lejuar të ndodhin as në veri e as në jug të qytetit dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse situata është nën kontroll të plotë të institucioneve legale e legjitime. Ndërkaq, nga organet e rendit dhe të hetuesisë kërkon që të bëjnë çmos që keqbërësit të identifikohen dhe të dalin para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Po ashtu, kryetari Bahtiri tha se nuk është mirë që të ndërpriten punimet në rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, për shkak të dy-tri incidenteve të shkaktuara nga individë të ndryshëm të papërgjegjshëm.
Për situatë të qetë e nën kontroll të rendit dhe sigurisë ka folur edhe komandanti i Stacionit Jugor të Policisë, Ahmet Gjosha. Ai ka thënë se ekziston një bashkëpunim i mirë i dy stacioneve policore, atij jugor dhe atij verior, në parandalimin e incidenteve, duke përfshi këtu edhe aktivitete lidhur me incidentet e fundit që kanë ndodhur.
Gjosha në vazhdim tha se këtë e tregojnë edhe të dhënat se të gjitha veprat penale dhe të tjera kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas tij, rastet e përgjithshme të iniciuara janë për 17 për qind më pak, veprat penale për 16 për qind, veprat penale kundër pasurisë për 29 për qind, aksidentet për 25 për qind dhe veprat tjera për 6,4 për qind.
Edhe diskutuesit tjerë folën për një situatë të qetë e të relaksuar të rendit e sigurisë në komunë.