Njeriu që në Gjilan u bë i njohur me organizimin e kuizeve të gjeografisë, drejtoi një të tillë për herë të fundit si profesor aktiv.
Safet Rexhepaj, profesor i gjeografisë në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” , shënoi vitin e njëzetë jubilar të kuizit të gjeografisë, raporton KTV.
Puna e profesorit, nga kolegët e tij, vlerësohet në nivel nacional, derisa pritshmëritë janë të larta edhe për nxënësit e tij.
Rexhepaj, i cili do të pensionohet këtë vit, derisa kërkon vazhdimin e traditës, thotë se qëllimi i kuizit për 20 vjet ka qenë zhvillimi i imagjinatës së nxënësve.
Nxënësit e cilësojnë atë si “profesorin më të përkushtuar”.
Në kuizin përmbyllës për organizatorin e tyre, që këtë vit rastisi të jetë në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, të gjitha pyetjet ishin për trevat shqiptare.
Pensionohet profesori i njohur për organizimin... by kohanet