Komuna e Gjilanit, së bashku me nxënës dhe me qytetarët e saj, në bashkëpunim me organizatën “Green Art Center”, me aktivitete të ndryshme edhe simbolikisht kanë shënuar 22 prillin, Ditën e Tokës, me moton që çdo ditë kalendarike në Gjilan është Ditë e Tokës.
Në fjalën e tij pas mbjelljes simbolike të drunjve dekorativë në shkollën “Zija Shemsiu”, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se Gjilani çdo ditë punon në zgjerim të hapësirave të gjelbra dhe në ruajtjen e ambientit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Moto ‘Çdo ditë është Dita e Tokës’, është një mesazh i punës së madhe që bëhet në qeverisjen e udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ku për këtë periudhë, ne kemi investuar në hapësira publike, e konkretisht gjelbëruese, sepse nevojë e parë e të gjithë neve është oksigjeni dhe ajri i pastër. Prandaj, duke u nisur nga kjo kemi investuar me prioritet në gjelbërim dhe hapësira gjelbëruese, sikur që një kujdes të veçantë jemi duke i dhënë edhe pastërtisë dhe investimit në pikat kyçe, pastaj pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit”, ka thënë Kadriu.
Gjithashtu, ai ka bërë hapjen e ekspozitës së tekstilit të veshjeve në sheshin “Agim Ramadani” e punuar nga nxënësit e shkollave në bashkëpunim me Akademinë “Evolution”, të cilët i ka përgëzuar për punën e bërë dhe për idenë kreative të përdorur pikërisht në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë.
Ndryshe, në këtë aktivitet janë dhënë informata për fëmijët dhe nxënësit për rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe shëndetin njëkohësisht, si dhe janë mbjellë drunj dekorativë.