Qytetarët e Komunës së Gjilanit s’mund të nxjerrin certifikata lindjeje në e-Kisoka, e cila është vendosur në hyrje të objektit të Administratës Komunale dhe një në lagjen “Arbëria”. Kjo shkaku se një zyrtar komunal, i cili kishte qenë i autorizuar për qasje në e-Kioska gjendet në pushim, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu qytetarët detyrohen që të marrin shërbimet në sportele të Administratës Komunale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNazim Gagica, drejtor i Administratës së Përgjithshme deklaron se ky problem ka lindur, ngase shefi i gjendjes civile, i cili ka pasur nënshkrimin e deponuar në e- Kioska gjendet në pushim, duke pamundësuar futjen e dokumenteve të reja në këtë shërbim. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.