Banorët e lagjes “Arbana” të Prizrenit kanë përfituar rrjetin e ri elektrik. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se synim kryesor i këtij investimi ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë me energji elektrike.
“Është vendosur një trafo e re me fuqi 400 kVA, si edhe janë vendosur 44 shtylla betoni për tension të ulët”, ka njoftuar Buzhala. Sipas tij, përveç trafos dhe shtyllave, në këtë lagje është bërë edhe ndërrimi i kabllove. “Janë vendosur 3.000 metra kabllo nëntokësore për tension të mesëm dhe 2.000 metra sosh ajrore për tension të ulët”, tregon Buzhala, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.