Banorët e lagjes “Nakaradë” të Fushë Kosovës, të cilët jetojnë krejt afër një objekti të hekurudhave ankohen se ai vend është kthyer në deponi ilegale për hedhjen e mbeturinave.
Anëtarët e familjes së Arben Tërnavës, qysh në hapin e parë kur dalin nga shtëpia e tyre, përballen me gjithë këto mbeturina të hedhura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërnava thotë se nga kjo po u rrezikohet shëndeti, për çka kërkon të ndërmerren masa menjëherë në pastrimin e këtij vendi.
E më e vështirë, banorët thonë se bëhet atëherë kur këtyre mbeturinave dikush ua vë zjarrin.
Kohavisioni ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunë së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili ka thënë se ajo pronë u takon Hekurudhave të Kosovës dhe nuk mund të ndërhyjnë.
Ndërkaq askush nga zyrtarë të “Infrakosit” nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje, me arsyetimin se është ditë feste.