Zgjidhja e mundshme për të ardhmen e kampit fushor ushtarak në Prizren është shfrytëzimi i pjesshëm nga një universitet, nga një park biznesi si edhe mundësia për aftësime në profesionet me orientim drejt të së ardhmes, si IT, apo përpunim ushqimi, kanë njoftuar nga kontingjenti gjerman i KFOR-it, të mërkurën.
Por sipas ushtarakëve gjermanë se si do të mund të shfrytëzohet kampi fushor në të ardhmen, pritet të hulumtohet me një studim fizibiliteti. Prandaj e ardhmja e kampit fushor në Prizren është diskutuar në një takim të përfaqësuesve të ndryshëm të institucioneve të Kosovës dhe të Republikës Federale të Gjermanisë me udhëheqës të kontingjentit gjerman të KFOR-it për të marrë një përshtypje reale rreth kampit fushor, para se ai t’i dorëzohet UNMIK-ut në fillim të vitit 2019”, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.