NATO ka rëndësi kyçe për Europën dhe Amerikën Veriore, sidomos sot, në kohën e sfidave serioze, deklaroi të premten sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të 28 vendeve të Aleancës Veri-Atlantike, në të cilin për herë të parë do të marrë pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
“Aleanca jonë transatlantike është e fortë sikur muri, pothuajse që 70 vjet. Ai është kyç për Europën dhe Amerikën Veriore, sidomos është i rëndësishëm sot, në kohën e sfidave serioze”, theksoi Stoltenberg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo