Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se nga rrëzimi i një helikoteri ushtarak në rajonin lindor, Donbas, janë vrarë 5 vetë që ndodheshin në të.
Ministria tha se përplasja ka ndodhur sot afër vendit Kramators, ku gjendet selia e operacionit ushtarak kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria tha se dy anëtarë të ekuipazhit dhe tre udhëtarë u vranë kur helikopteri i tipit, Mi-2, ishte përplasur në përçuesit elektrikë.
Për afro tri vite, forcat e qeverisë së Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore.
Gjat kësaj lufte janë vrarë më se 9,750 vetë dhe qindra mijëra njerëz janë zhvendosur.