Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga 15 dhjetori, rreth 270 000 të zhvendosur nga lufta në Siri

Nju Jork, 31 janar– Më shumë se 270 000 sirianë janë larguar si pasojë e luftimeve në provincat e Idlebit dhe Hamasit, në veriperëndim të vendit, mes rebelëve dhe forcave qeveritare që prej fundit të dhjetorit, theksoi një zyrtare e lartë e OKB-së.

“Kampet që duhet të presin këta persona kanë kaluar kapacitetet e tyre, gjë që ka detyruar shumë persona të vendosen në një prej 160 kampeve të improvizuara në Idleb”, theksoi Ursula Mueller, zëvendëssekretare e përgjithshme e ngarkuar me Çështjet humanitare, në Këshillin e Sigurimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë këtyre muajve të dimrit të ftohtë shumë familje nuk kanë pasur asgjë tjetër përveç një tende të improvizuar, që duhet ta ndajnë me të tjerët”, deklaroi ajo.

“Sulmet ajrore dhe luftimet në jug të Idlebit dhe në veri të Hamasit kanë detyruar më shumë se 270 000 persona të largohen që prej 15 dhjetorit”, nënvizoi Mueller duke shtuar se vetëm në muajin dhjetor 16 spitale dhe klinika janë sulmuar.