Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë dekada të BE-së, nga traktati i Romës tek Brexit

Momentet kyçe që kanë shënuar rrugëtimin 60-vjeçar të Bashkimit Evropian (BE), nga traktati i Romës tek Brexit, duke kaluar nga krijimi i euros apo kriza migratore, rikthim në momentet më kyçe shënuan 60 vite të ndërtimit evropian.

Akti i lindjes së Evropës

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 9 maj 1950, Robert Schuman, ministri francez i Punëve të Jashtme, vendosi gurin e parë për ndërtimin evropian duke i propozuar Gjermanisë, vetëm pesë vite pas kapitullimit të saj, për të integruar prodhimin franko-gjerman të karbonit dhe çelikut në një organizatë të hapur për të gjitha vendet e Evropës.

Traktati i Parisit, që do të krijojë Komunitetin Evropian të Karbonit dhe Çelikut (CECA) u nënshkrua më 18 prill 1951. Kështu lind Evropa e të gjashtëve (Gjermani, Belgjikë, Francë, Itali, Luksemburg, Holandë).

Më 25 mars 1957, të gjashtë nënshkruajnë në Romë traktatin themelues të Evropës politike dhe ekonomike. Këto traktate do të krijojnë Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE), një treg i bazuar në qarkullimin e lirë me heqjen e barrierave doganore mes shteteve anëtare.

Evropa zgjerohet dhe thellohet

Në janar 1973, Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda i bashkohen CEE-së, të ndjekur nga Greqia (1981), Spanja, Portugalia (1986), Austria, Finlanda dhe Suedia (1995).

Traktati i Mastrihtit, akti i dytë themeltar i ndërtimit evropian, u nënshkrua më 7 janar 1992. Ai parashikon kalimin në monedhën unike dhe krijimin e Bashkimit Evropian.

Duke filluar nga janari 1993, tregu unik bëhet një realitet me qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalëve. Duhet pritur marsi i vitit 1995, që marrëveshjet e Shengenit t’i mundësojnë evropianëve të udhëtojnë pa kontrolle në kufij.

Më 1 janar 2002, euroja bëhet pjesë e jetës së përditshme të 300 milionë evropianëve. Vetëm Danimarka, Britania e Madhe dhe Suedia zgjedhin të ruajnë monedhat e tyre kombëtare.

Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, zgjerimi drejt Evropës Lindore pak nga pak shfaqet si një sfidë. Dhjetë vende të reja do të hyjnë në BE në maj të vitit 2004 (Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Lituania, Letonia, Estonia, Sllovenia, Malta dhe Qiproja). Ato u ndoqën nga Bullgaria dhe Rumania në vitin 2007 dhe Kroacia në vitin 2013.

Kohët e krizave

Në pranverë 2005, kundërshtimi i Kushtetutës evropiane nga votuesit francezë dhe holandezë fut BE-në në një krizë institucionale. Ajo arrin të dalë vetëm me traktatin e Lisbonës, që shërben për të bërë të funksionojnë më mirë institucionet e Evropës së zgjeruar dhe që u ratifikua më vështirësi në vitin 2009.

Po këtë vit, qeveria greke shpall një rritje të fortë të deficitit të saj, sinjali i parë i alarmit për një krizë të gjerë financiare. Greqia, më pas Irlanda, Spanja, Portugalia dhe Qiproja i bëjnë kërkesë për ndihmë BE-së dhe FMN-së, që kërkojnë nga ana tjetër masa shtrënguese. Kriza e borxhit bën të bien, njëra pas tjetrës, krerët e qeverive evropiane dhe të rrisë mosbesimin kundrejt BE-së.

Sapo del nga kjo krizë financiare, Evropa përballet me krizën më të rëndë migratore që prej vitit 1945 me ardhjen e mijëra azilkërkuesëve. BE-ja dështoi të aplikojë një politikë të gjerë veprimi. Në shtator 2015, Gjermania, që deri në këtë moment ka mbështetur një politikë të gjerë pritjeje, rikthen kontrollin në kufijtë e saj. Vendimi i Berlinit shumë shpejt sjell një reagim nga ana e vendeve të Evropës Qendrore që fillojnë të kundërshtojnë kuotat e ndarjes së refugjatëve mes 28 vendeve anëtare të BE-së.

E fundit në datë është kriza e Brexit që sjell një goditje të re për BE-në të dobësuar nga rritja e populizmave dhe të euroskepticizmit. Në përfundim të një fushate të mbështetur kryesisht mbi imigracionin dhe ekonominë, rreth 17,4 milionë britanikë (51,9 për qind të votave) votojnë më 23 qershor 2016 në favor të Britanisë së Madhe nga BE-ja. Një ndarje ku procedurat do të jenë zyrtare më 29 mars.