Turqia është e gatshme të zhvillojë luftën kundër forcave kurde në Sirinë veriore deri në lindje të Irakut, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Duke folur në Ankara, Erdogan përsëriti se forcat e tij do të lëvizin kundër Manbijit të kontrolluar nga kurdët, gjë që rrezikon të ballafaqohet me SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrupat amerikane janë të bazuara në qytet, i cili iu mor Shtetit Islamik ISIS, nga forcat kurdë në vitin 2016.
Turqia filloi operacionin e saj kundër kurdëve fundjavën e kaluar.
Mbështetur nga rebelët sirianë pro-turq, forcat turke sulmuan zonën e quajtur Afrin, e mbajtur nga kurdët, për të larguar nga aty Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG).