Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia hedh poshtë akuzat amerikane për armët kimike në Siri

Rusia hodhi poshtë në OKB akuzat amerikane që e bëjnë përgjegjëse për përdorimin e armëve kimike nga regjimi sirian dhe u kundërpërgjigj duke përsëritur propozimet e saj për një mekanizëm të hetimit ndërkombëtar vërtet të pavarur.

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit, organizuar menjëherë me kërkesë të Rusisë, ambasadori rus i Kombeve të Bashkuara, Vassily Nebenzia theksoi se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kishte bërë deklarata kundër regjimit sirian duke bërë përgjegjës Damaskun për një sulm tjetër kimik të dyshuar kundër një enklave rebele në Gutalin Lindor dhe duke u përpjekur për të përfshirë gjithashtu Rusinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“A nuk është e çuditshme që kjo ngjarje, që mbetet për t’u konfirmuar, përkon me takimin në Paris mbi armët kimike, theksoi ambasadori rus.

“Kjo ëshë një koicidencë e habitshme”, shtoi ai.

Gjatë këtij takimi, ai hodhi idenë për një organ ndërkombëtar hetimi mbi përdorimin e armëve kimike në Siri, që do të zëvendësojë ekspertët ndërkombëtarë të grupit JIM, mandati i të cilëve nuk mund të rinovohet për shkak të vetos ruse.

“Rusia, mbështetëse e regjimit sirian të Bachar al-Assad, të mbajë përgjegjësi për sulmet kimike në Siri”, deklaroi dje kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson.