Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrjedhje e gazit në Londër, evakuohen 1.450 persona

Londër, 23 janar - Zjarrfikësit në kryeqytetin britanik Londër mëngjesin e sotëm mbyllën stacionin hekurudhor Charing Cross në qendër të qytetit dhe evakuuan zonën përreth për shkak të rrjedhjes së një sasie të madhe të gazit natyror.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve dhe turistëve të mos i afrohen zonës në afërsi të sheshit "Trafalgar". Rreth 1.450 persona u evakuuan nga lokalet afariste dhe hotelet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia metropolitane tha se rrugët në zonë do të jenë të mbyllura për një kohë.

Kjo është hera e dytë që nga fillimi i vitit që rrjedhja e gazit ka penguar trafikun dhe punën e shumë kompanive në qendër të Londrës.