Myanmari konfiskoi një sasi rekord prej 30 milionë pilulash metamfetaminë, njoftoi sot qeveria, e gjendur në vështirësi në luftën kundër përhapjes së laboratorëve të paligjshëm në veri të vendit.
Përveç pilulave, autoritet mundën të sekuestronin mbi 1,7 ton kristale metamfetamine «të quajtura » « akull », dhe 502 kilogramë heroinë duke e çuar vlerën e përgjithshme të këtij konfiskimi në 44 milionë euro, transmeton ATSH-ja raportimin e AFP-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo‘’Ky rast shënon një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në historinë e Myanmarit’’, tha për median një zyrtar i lartë i departamentit të antidrogës.
Operacioni i kryer në shtetin Shan u pasua me arrestimin e katër trafikantëve të dyshuar që i ofruan policisë koordinatat e sakta të një vendstrehimi të fshehtë në këtë rajon të largët në veri.
Myanmari, aktualisht nën drejtimin e një qeverie civile mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë.