Shumica e grekëve nuk dëshiron që termi "Maqedoni" të përdoret në çfarëdo zgjidhjeje të kontestit rreth emrit me fqinjin e tyre verior, ka treguar një anketë e bërë këto ditë, transmeton Koha.net.
Në pyetjen nëse Greqia duhet ta pranojë kompozitën që përmban terminin "Maqedoni", 68 për qind e të pyeturve është përgjigjur “jo”, ndërsa 23.6 e tyre ka thënë “po”, përcjell Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën, kreu i partisë së koalicionit qeveritar “Greket e Pavarur”, Panos Kammenos, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, në një intervistë për gazetën “Demokracia” ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për emrin e Maqedonisë.
Sipas tij populli grek duhet të vendosë atë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e njerëzimit, dhënien e historisë dhe civilizimit të tij, një populli tjetër.