Presidenti Donald Trump njoftoi anulimin e vizitës së tij në Londër, ku do të ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të ambasadës së re amerikane duke drejtuar sërish kritika ndaj paraardhësit të tij Barack Obama.
“Arsyeja që po anuloj udhëtimin në Londër është pasi nuk jam një tifoz i madh i administratës Obama, i cili shiti për një grosh ambasadën që shtrihej në një zonë të mirëpozicionuar gjeografikisht dhe më e këndshmja në Londër për të ndërtuar një tjetër shumë më larg qendrës për 1,2 miliardë dollarë’’, shkruan Trump në një postim të vonë në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një çështje e pakëndshme. Për më tepër donin që të prisja shiritin. Jo!”, shtoi ai.
Vizita e Trump, e parashikuar muajin e ardhshëm, kishte të ngjarë të nxiste protesta, theksoi media britanike.