Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Synohet “partneritet i madh” me Rusinë dhe Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë e ka paraqitur strategjinë e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, me të cilën merret linjë e fortë ndaj Kinës dhe Rusisë, por tha se Uashingtoni do të synojë “partneritet të madh” me dy këto fuqi “rivale”, derisa i mbron interesat kombëtare amerikane.

Në një fjalim me tematikë të gjerë në Uashington, pak kohë pasi Shtëpia e Bardhë e ka publikuar dokumentin e strategjisë, Trump tha se “realizmi” dhe “Amerika së Pari” do të jenë parime udhëzuese të sigurisë kombëtare, që ecin përpara dhe ashpër i ka kritikuar të arriturat e paraardhësve të tij, për një rreze të gjerë të çështjeve, përfshirë kundërterrorizmin, Iranin dhe Korenë Veriore, shkruan rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Trump, gjatë fjalimit të tij, e ka lavdëruar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri dhe tha se Pakistani, duhet të jetë më i vendosur në betejën kundër ekstremizmit.

Në strategjinë e re kombëtare të Shteteve të Bashkuara tërhiqet vërejtja se Kina dhe Rusia paraqesin “sfida për fuqinë, ndikimin dhe interesat amerikane, në përpjekje për shkatërrimin e sigurisë dhe prosperitetit amerikan”.