Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja miraton hapjen e fazës së dytë të negociatave të Brexit

Bruksel, 15 dhjetor – Krerët e 27 vendeve anëtare të BE-së pranuan sot që të kalohet në fazën tjetër të negociatave të Brexit me Britaninë e Madhe, duke i hapur kështu rrugën bisedimeve mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes dy palëve.

“Krerët e BE-së janë dakord që të kalohet në fazën e dytë të bisedimeve për Brexit. Përgëzime për Theresa May”, shkruan në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata miratuan gjithashtu progresin e mjaftueshëm të realizuar mbi dosjet e lidhura ngushtë me ndarjen, siç janë çështja e qytetarëve pas ndarjes, e ardhmje e kufirit mes Irlandës dhe provincës së Irlandës së Veriut dhe fatura financiare e Brexit.

Një përgjegjës evropian shpjegoi se pas këtij miratimi, një projekt direktivash për negociatat do të propozohet nga Komisioni Evropian më 20 dhjetor, për të filluar më pas në janar fazën e re të bisedimeve.