Një gjyqtar federal në Argjentinë e ka akuzuar ish-presidenten, Cristina Fernaandez de Kirchner, për tradhti dhe ka kërkuar arrestimin e saj për dyshime se e ka fshehur involvimin e Iranit në bombardimin e një qendre të komunitetit hebre në vitin 1994, nga i cili janë vrarë së paku 85 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Gjyqtari, Claudio Bonadio, mbrëmë ka kërkuar që Senati i Argjentinës ta tërheq imunitetin e ish-presidentes për arrestim. Ajo këtë vit është zgjedhur senatore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonsiderohet se sulmi me bomba në një qendër të hebrenjve në kryeqytetin, Buenos-Aires, ishte sulmi më mizor terrorist kundër Argjentinës.
Ish-presidentja, Cristina Fernandez de Kirchner, i ka hedhur poshtë pretendimet për çfarëdo keqbërje dhe e ka akuzuar gjyqtarin Bonadio se e ka politizuar sistemin e drejtësisë.