Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

200 gazetarë me mbrojtje policore

Rreth 200 gazetarë italianë përfitojnë mbrojtje policore, për shkak të kërcënimeve, njoftoi sot Ministria e Brendshme italiane.

“Sot numërohen 19 masa të rëndësishme për mbrojtjen e gazetarëve”, bëri të ditur në një deklaratë zyrtare të shërbimit të medias, që saktësoi se, “bëhet fjalë për 19 gazetarë që shoqërohen rregullisht nga një eskortë e policisë”, transmeton kp. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu u miratuan 167 masa vigjilence, çka nënkupton se 167 gazetarë të tjerë përfitojnë masa mbrojtjeje më të lehta, si patrullime të rregullta në lagjet ku ata banojnë.