Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Kush është Papa: Mbret i pasur? Yll amerikan?”

Pjesëtarë myslimanë të Mianmarit që nga dhuna kanë ikur në Bangladesh e për shkak të cilëve në Minamar po qëndron Papa Françesku , në fakt nuk e dinë se kush është papa.

Nga pothuaj 900 mijë pjesëtarë të këtij populli që gjenden në kampet në Bangladesh, vetëm disa sish kanë dëgjuar për kreun suprem të Kishës Katolike, transmeton agjencia Belga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur përfaqësues të medieve franceze ua treguan fotografitë e Papës Françesku , 80 vjeçar, disa pjesëtarë të rohinxhas kanë menduar se fjala ishte për një ndonjë mbret të pasur, e disave ai u ngjante në yllin amerikan, ndërsa të tjerë thoshin që ai të jetë politikan nga Bangladeshi ose madje edhe ndonjë përfaqësues zyrtar.

"Mendoj ta kem parë në media, por me çfarë merret ai vërtet? A është i rëndësishëm?", është pyetur Nurul Kadar (42), njëri nga qindra mijëra pjesëtarët të popullit rohinxha të cilët nga dhuna në Mianmar kanë ikur që nga gushti në Bangladesh e që OKB e ka quajtur spastrim etnik.

Të konsideruar të huaj në Mianmar, ku budistët bëjnë 90 për qind të popullsisë,kanë qasje të kufizuar në sistemin arsimor, kanë po ashtu hapje të kufizuar ndaj botës e shumë nga ta janë analfabetë, përcjell shkrimin e kësaj agjencia Koha,net.

Papa Françesku disa herë gjatë muajve të shkuar ka shfaqur brengosje për fatin e popullit rohinxha për të cilin tha të jetë martirizuar dhe i vrarë për shkaka të besimit e zakoneve të veta.

Megjithatë, dje, në fjalimin e vet zyrtar në Mjanmar, papa evitoi të përmendë fjalën "rohinxha", i cili është temë tabu në vendi n ku nacionalizmi ka marrë vrull.

Programi i vizitës së papës në Bangladesh, ku do të qëndrojë nga e enjtja deri të shtunën, nuk përfshin edhe vizitën e tij kampet e refugjatëve të rohinxhas.