Andreas Hollstein, kryebashkiaku i Altenas në Gjermani, është therur me thikë.
Sipas raportimeve të para, therja me thikë ishte për shkak të qëndrimit të tij pro-refugjatëve, por pas trajtimit në spital tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat gjermane citojnë dëshmitarët që kishin thënë se sulmuesi, tash i arrestuar, kishte kritikuar qëndrimin e Hollsteinit gjatë sulmit të hënën në mbrëmje.
Për këtë ka reaguar edhe kancelaria gjermane Angela Merkel.
“Jam e tronditur nga sulmi me thikë ndaj kryebashkiakut Andreas Hollstein dhe shumë e liruar që ai është prapë me familjen e tij. Faleminderit të gjithëve që i kanë ndihmuar”, ka shkruar ajo në Twitter.