Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Demokraci e re” do të mbizotërojë në Zimbabve

Udhëheqësi i ardhshëm i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, u kthye nga mërgimi për të zëvendësuar Robert Mugaben dhe tha se në vendin e tij do të mbizotërojë një “demokraci e re”.

Ai po ashtu u zotua se do të krijojë vende të punës në Zimbabve, ku 90 për qind e popullsisë është e papunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duam të rrisim ekonominë tonë, duam paqe, duam punë”, u tha Mnangagwa turmave të njerëzve në kryeqytetin Harare.

Mnangagwa, i cili deri më tash ka qenë nënpresident dhe ka ikur në Afrikën e Jugut dy javë më parë, pritet të bëhet president i ri i Zimbabvesë të premten.

Shkarkimi i tij ka bërë që ushtria të reagojë, ndërsa partia në pushtet më pas ka detyruar Mugaben t’i japë fund sundimit të tij 37-vjeçar.