Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Steinmeier shton përpjekjet për dhënien fund të krizës politike në Gjermani

Berlin, 22 nëntor – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka rritur përpjekjet për të formuar një koalicion të ri qeveritar, pas vendimit të socialdemokratëve (SDP) për t’i dhënë fund krizës politike duke rënë dakord për bisedime me kancelaren, Angela Merkel.

Kreu i shtetit, Steinmeier do të zhvillojë sot një takim me një aleat të rëndësishëm të Merkelit, Horst Seehofer, liderin e bavarezëve të Unionit Kristiansocial (CSU) si dhe kreun e Gjykatës së Lartë të Gjermanisë, Andreas Vosskuhle, si pjesë e një përpjekjeje për të zgjidhur krizën mes grupeve politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, partia populiste e krahut të djathtë, ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ka kërkuar të takohet me Steinmeier për të diskutuar zgjidhjen e krizës politike pas dështimit të bisedimeve të koalicionit në fundjavë.

“Duke u bazuar në parimet e demokracisë sonë, është mëse e drejtë që presidenti Frank-Walter Steinmeier të ftojë drejtuesit e AfD-së për të diskutuar gjendjen aktuale politike pas dështimit të bisedimeve të koalicionit Xhamajkan”, tha Alice Weidel, një lidere parlamentare e AfD-së.