Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Greqi, solidarizohet Shqipëria

Numri i viktimave nga vërshimet në Greqi ka arritur në 16, kurse 4 të tjerë konsiderohen të zhdukur, kurse fqinji Shqipëria është solidarizuar me shtetin grek.

Greqia dje është goditur nga vërshimet, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të ndihmuar të mbijetuarit, apo për të gjetur viktima e mundshme, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima e fundit e gjetur sot, ishte një burrë, trupi i të cilit u gjet në podrumin e shtëpisë së tij në Nea Peramos, në perëndim të Athinës.

solidarizohet me qytetarët e prekur nga përmbytjet në Greqi.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta i ka dërguar sot një mesazh homologut grek, Prokopis Pavlopoulos, ku shprehu tronditjen dhe trishtimin e thellë për viktimat, të zhdukurit, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet që goditën rrethinat e Athinës.

“Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek. Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë”, thuhet në këtë mesazh.