Presidenti Robert Mugabe po këmbëngul të mbetet sunduesi i vetëm i ligjshëm i Zimbabve, tha një burim i inteligjencës të enjten.
Ai gjithashtu po kundërshton ndërmjetësimin e një prifti katolik për të lejuar ish-guerilin 93 që të heqë dorë në mënyrë të lavdishme nga posti i tij pas puçit ushtarak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrifti, Fidelis Mukonori, vepron si ndërmjetësues mes Mugabe dhe gjeneralëve, të cilët morën pushtetin të mërkurën në një operacion që kishin në shënjestër ‘kriminelët" që bënin pjesë në rrethin e Mugabe, tha një burim i lartë politik për Reuters.
Burimi nuk ka dhënë detaje të bisedimeve, të cilat duket se synojnë një tranzicion të qetë dhe pa gjak pas largimit të Mugabe, i cili ka udhëhequr Zimbabvenë që nga pavarësia në vitin 1980, transmeton kp.
Mugabe, I cili ende shihet nga shumë afrikanë si hero, në perëndim cilësohet si një tiran, që ka trajtuar ekonominë në mënyrë katastrofike, njeri që ka përdorur dhunën, dhe për të ruajtur pushtetin shkatërroi një nga shtetet më premtuese të Afrikës.
Raportet e inteligjencës të cilat i ka parë Reuters njoftojnë se ish-shefi i sigurimit, Emmerson Mnangagëa, i cili u rrëzua si nënkryetar këtë muaj, ka hartuar një vizion post-Mugabe me ushtrinë dhe opozitën për më shumë se një vit.