Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

10 për qind e qytetarëve të Maqedonisë vuajnë nga diabeti

Maqedonia me 200 mijë persona të prekur nga diabeti prej të cilëve 400 deri 500 prej tyre janë fëmijë dhe çdo ditë zbulohen raste të reja të prekur nga diabeti, thonë nga Lidhja e Diabetikëve. Me përqindje në Maqedoni i bie rreth 10% e popullatës janë të prekur nga diabeti.

“Po për fat të keq Maqedonia, si shtet e udhëheq atë shifrën botërore të diabetit. Çdo ditë zbulojmë persona të cilët janë prekur nga diabeti, për fat të keq kemi edhe fëmijë të rinj deri 16 vjet, gjithsesi më i madh është numri i te prekurve TIP 2 i të rriturve”, ka thënë Bojan Kirov, kryetar i Lidhjes se Shoqatave të diabetikëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rreth 40 mijë persona në vend marrin terapi insulinë të cilët kohë pas kohe përballen me mungesën e këtij medikamenti. Kriza me mungesën e insulinave gjithmonë kanë qenë prezentë thonë nga Lidhja e Shoqatës së Diabetikëve.

“Kohë pas kohë ende kemi mungesë të insulinave në disa barnatore të caktuara të insulinave në Shkup ose disa qytete të mundshme. Ajo dukuri në periudhën e kaluar, sidomos gjatë viteve 2014-2016 ishte më е shpeshtë”, ka thënë Kirov.

Sipas Lidhjes së Shoqatave të Diebetikëve shqetësuese është fakti se çdo ditë e më shumë kjo sëmundje i prek të rinjtë.