Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania i kërkon BE-së të kujdeset për Ballkanin

Kryeministria e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i kushtojë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor.

Në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve, May ka thënë se Evropa duhet të mos lejojë rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo po ashtu ka konfirmuar se Samiti i Shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Londër më 2018.

Duke folur për kërcënimet që po i bëhen shteteve ballkanike ajo ka thënë: “Sa i përket situatës së përkeqësuar në Ballkanin Perëndimor, i kam shprehur qartë shqetësimet e mija për rreziqet që kjo prezanton për rajonin dhe për sigurinë tonë kolektive. Kriminelët e organizuar dhe terroristët janë gati për të shfrytëzuar këtë dobësi dhe po shohim rritje të ndërhyrjes nga Rusia dhe të tjerët”.

May ka kërkuar nga Këshilli i Evropës që të bëjë më shumë për kundërpërgjigjen ndaj kampanjës ruse dhe të sigurojë ballkanasit që Evropë do të mbetet e angazhuar për këtë rajon.

Kryeministria e Britanisë së Madhe ka konfirmuar se Samiti i Shteteve të Ballkanit Perëndimor do të organizohet në Londër në vitin 2018.

“Ne do të organizojmë Samitin e Shteteve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij samiti, do të shtojmë bashkëpunimin në aspektin e sigurisë me partnerët tanë të Ballkanit, përfshirë edhe për sigurinë ndaj krimit të organizuar, anti-korrupsion dhe sigurinë kibernetike”, thuhet më tej në njoftimin e Qeverisë së Britanisë së Madhe.

May ka rikujtuar edhe rëndësinë e Britanisë në themelet e NATO-s dhe ka kërkuar nga anëtaret tjera të NATO-s që të investojnë më shumë në synimet e organizatës.