Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump në Kinë për tregti e tensionet me Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA Donald Trump, ka arritur në Kinë për një vizitë që ka gjasa të përqendrohet në tregtinë dhe tensionet me Korenë e Veriut.

Ai ka aterruar në Pekin ku homologu i tij kinez Xi Jinping ka planifikuar një pritje të jashtëzakonshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë një fjalimi në parlamentin e Koresë së Jugut, Trump i kërkoi Kinës që të shkëpusë lidhjet me Korenë e Veriut.

Vizita e Trump në Kinë është pjesë e një turneu pesë-shtetëror në Azi. Ai deri më tani ka vizituar edhe Japoninë dhe Korenë Jugore, transmeton KosovaPress.

Xi ka konsoliduar fuqinë e tij në një kongres të Partisë Komuniste Kineze, një lëvizje që analistët thonë se do ta zvogëlojnë mundësinë për të arritur kompromis me Trump.

Megjithë urimet e Trump drejtuar Xi, ekzistojnë tensione në mes dyshes, pasiqë Trump ka sulmuar Kinën për praktikat e dyshuara tregtare.