Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se zgjedhjet për kuvendin e Beogradit janë të rëndësishme dhe se shumica në Partinë përparimtare serbe kërkojnë që krahas zgjedhjeve në kryeqytet, të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Ai ka thënë se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, pavarësisht asaj se shumica në Partinë përparimtare serbe janë pro mbajtjes së tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse shkojnë së bashku me zgjedhjet në qytet, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk mund të jenë në dhjetor. Në shkurt ose mars do të mund të shkohej edhe në njërën dhe në tjetrën”, tha Vuçiq.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me këtë do të bisedojë javën e ardhshme me Partinë përparimtare serbe.