Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini viziton Iranin

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë të mërkurën një vizitë në Iran për bisedime me homologun iranian, Hassan Rohani dhe atë azer Ilham Aliev, njoftoi Kremlini.

“Tre liderët pritet të takohen të gjithë së bashku dhe presidenti parashikon bisedime dypalëshe me dy homologët në vazhdën e këtij samiti tripalësh”, saktësoi Kremlini në një deklaratë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo vizitë e Putinit në Iran do të zhvillohet pas përfundimit të bisedimeve të reja të paqes për Sirinë në Astana, në Kazakistan, ku Rusia dhe Irani, aleatë të regjimit të Bachar al-Assad, janë garantuesit përballë Turqisë, mbështetëse e rebelëve.

Këto bisedime vijnë në një moment kur Moska dënoi ashpër vendimin e Donald Trump që refuzoi “certifikimin” e marrëveshjes së 2015 në çështjen bërthamore iraniane.