Bursa e Madridit dhe aksionet në bankat katalonase kanë shënuar rënie, pasi që Parlamenti i Katalonisë shpalli sot pavarësinë nga Spanja.
Indeksi kryesor i bursës së Madridit, IBEX35 shënoi rënie mbi një për qind në 10.198,50 poenë, pasi që parlamenti katalonas votoi për ndarjen nga Spanja me 70 vota për, 10 kundër dhe 2 vota të pavlefshme, transmeton AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo