Lideri i partisë kryesore opozitare në Turqi tha se vendi i tij do të votojë kundër rritjes së pushtetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Referendumi për këtë çështje do të mbahet në prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKemal Kilicdaroglu, kryetar i Partisë Popullore Republikane, tha se vota “jo” do të fitojë, sepse edhe brenda vetë partisë së Erdoganit “janë ngritur pyetje në lidhje me sistemin e propozuar”.
“Një person me kaq pushtet dhe ndikim do të paraqiste rrezik për të ardhmen e Turqisë”, tha Kilicdaroglu për AFP-në.
Në referendum, turqit do të votojnë për ndryshimet kushtetuese që do të eliminonin rolin e kryeministrit dhe do t’i lejonin presidentit të emërojë direkt zyrtarët publikë, përfshirë edhe ministrat.
Erdogan thotë se ndryshimet janë të nevojshme për të mbrojtur qëndrueshmërinë e vendit dhe se do të ishin të ngjashme me sistemet në SHBA dhe Francë.