Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lombardia dhe Veneto të Italisë sot votojnë për autonomi të gjerë

Romë, 22 tetor – Në dy rajone të pasura të Italisë, Lombardia dhe Veneto, sot mbahet referendumi për një autonomi më të gjerë në disa fusha e jo për pavarësi.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, të drejtën e votimit në Lombardia e kanë 7.9 milionë votues, kurse në Veneto rreth katër milionë. Votimi filloi në orën shtatë sipas kohës lokale dhe përfundon në ora 23.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në qendrat e votimit në Lombardia, janë shpërndarë 24.400 tableta përmes të cilave do të zhvillohet votimi, ndërsa votuesit në Veneto do të kenë qasje më tradicionale.

Që referendumi të jetë i suksesshëm në Veneto, nevojitet pjesëmarrje prej 51 për qind, ndërsa një gjë e tillë nuk nevojitet në Lombardia.

Nëse shumica e votuesve mbështesin autonomi më të gjerë, priten negociata me qeverinë në Romë.

Disa qarqe në vend referendumin e konsiderojnë si të panevojshëm, pasi ai nuk i referohet shkëputjes.

Mediat italiane raportojnë se kostot e referendumit me qëllim të konsultimeve të cilat organizohen në dy rajonet arrijnë në rreth 65 milionë euro.