Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

LSDM: Ivanov të japë mandatin për qeverinë

Lëvizja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), përmes një kumtese dërguar mediave ditën e sotme, ka kërkuar që presidenti Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Programi i qeverisë së re reformuese e garanton karakterin unitar të shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit, për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të qeverisë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qytetarët, theksohet në kumtesë, kërkuan politika të reja reale të cilat do t’u mundësojnë jetë dinjitoze, rroga më të larta dhe standard cilësor të jetës.