Forcat irakiane kanë marrë nën kontroll aeroportin e Kirkukut në kuadër të operacionit që filluan në këtë qytet për të marrë nga forcat peshmerge burimet e naftës dhe bazat ushtarake, njoftoi Ministria irakiane e Mbrojtjes, transmeton AA.
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Rrjeti Mediatik i Luftës pranë Ministrisë irakiane të Mbrojtjes thuhet se "Forcat e policisë federale dhe të rendit kanë marrë nën kontroll aeroportin Hurrijet në Kirkuk."
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria irakiane dhe forcat e policisë federale, duke përparuar nga jugu, në orët e para të mëngjesit morën në kontroll Bazën Ushtarake K1, fushën e naftës Baba Gurgur, Kompaninë Veriore të Naftës të Kirkukut dhe bazën ushtarake në Brigadën e 70-të të Bashkimit të Patriotëve të Kurdistanit.