Botë

Parisi shpreh keqardhje për vendimin e SHBA-së rreth UNESCO-s

Parisi, ku gjendet selia e UNESCO-s dhe që synon kryesinë e organizatës, shprehu keqardhje për largimin amerikan dhe vlerësoi se ky vendim i jep një kuptim të ri kandidaturës franceze.

“Ne shprehim keqardhje për vendimin amerikan që të tërhiqet nga UNESCO në një moment ku mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për këtë organizatë është thelbësor”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agnes Romatet-Espagne.

“Kandidatura jonë për drejtorin e përgjithshëm të organizatës merr, në këto rrethana, një kuptim të ri”, shtoi ajo.

SHBA-të njoftuan sot tërheqjen nga UNESCO duke e akuzuar së është anti-izraelite.