Botë

Izraeli i bashkohet SHBA-së në tërheqjen nga UNESCO

Pas tërheqjes së SHBA-së nga UNESCO, edhe Izraeli ka njoftuar se do të tërhiqet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netenyahu ka vlerësuar vendimin e SHBA-së si “të guximshëm dhe moral”, shkruan Aljazeera, transmeton Koha.net.

LEXO EDHE: Izraeli mbështet SHBA-në për vendimin e tërheqjes nga UNESCO

Përmes një deklarate për media, thuhet se kryeministri ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të bëjë përgatitjet për tërheqje nga UNESCO.

Ndërkaq, tërheqja e SHBA-së nga UNESCO hyn në fuqi më 31 dhjetor 2018.

LEXO EDHE:  SHBA-ja tërhiqet nga UNESCO