Parlamenti katalonas ka diskutuar gjatë ditës datën për shpalljen e pavarësisë, e që sipas mediave të vendit, mund të jetë e hënë, 9 tetor raporton KTV.
Parlamenti rajonal i Katalonisë, është takuar të mërkurën për të vendosur nëse do të ftojë seancën e veçantë parlamentare për të diskutuar rezultatet e referendumit të ndaluar dhe shkëputjes nga Spanja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj seance pritet që deputetët katalonas ta shpallin pavarësinë. Partitë pro-pavarësisë katalonase, kanë kërkuar nga Parlamenti të takohet dhe të diskutojë shpalljen e pavarësisë nga Spanja, të hënën më 9 tetor, shkroi gazeta e vendit La Vanguardia.
Presidenti i rajonit, ndërkaq, në një intervistë për BBC-në ka thënë se Katalonia do të mund të shpallë pavarësinë këtë fundjavë, duke shtyrë shtetet anëtar të BE-së, Spanjën drejt tensionimit më të madh e që kërcënon themelimin e demokracisë së re. Komentet e tij erdhën pas fjalimit të mbretit Felipe VI, i cili akuzoi liderët secesionistë për shkelje të parimeve të demokracisë dhe ndarjen e popullit katalonas, derisa mijëra njerëz janë duke protestuar kundër dhunës së policisë të dielën.
Marrë parasysh se referendumi i shpall në kundërshtim me Kushtetutën, shpallja e pavarësisë nuk ngërthen ndonjë pasojë legale dhe ka gjasa të mos pranohet nga bashkësia ndërkombëtare.