Ish-presidenti irakian dhe lideri i kurdëve, Jalal Talabani ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Televizioni shtetëror irakian raporton se Talabani ka vdekur më 3 tetor në një spital në Gjermani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë mik i afërt i familjes dhe një zyrtar i lart kurd në Irbil, janë cituar të kenë thënë se Talabani ka vdekur pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar më 3 tetor.
Talabani kishte pësuar goditje më 2012 dhe ishte dërguar në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor.
Talabani, lider veteran i përpjekjeve të kurdëve për vetëvendosje, ishte zgjedhur president më 2005, dy vjet pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja, që hoqi nga pushteti diktatorin Saddam Hussein.
Ai ishte presidenti i shtatë i Irakut, njëherësh presidenti i parë i vendit që nuk ishte arab. Talabani u largua nga pushteti më 2014.