Ligji që ndalon mbajtjen e ferexhesë në vendet publike ka hyrë në fuqi në Austri.
Një myslimane është detyruar që ta zbulojë fytyrën e saj të dielën, derisa policia austriake është duke e përcjellë respektimin e këtij ligji, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjërat që mbulojnë fytyrën në vendet publike, si ferexheja myslimane, maskat mjekësore dhe shallet për mbulimin e fytyrës, janë shpallur të jashtëligjshme.
Vetëm në rrethana të caktuara, si në “ngjarje kulturore”, njerëzit do të mundë t’i mbajnë ato në publik.
Ligjet synojnë “sigurimin e kohezionit shoqëror në një shoqëri të hapur dhe secili që shkel rregullat mund të gjobitet me 150 euro”.
Të dielën, një myslimane që ka sfiduar ligjin është vërejtur nga policia, që i thoshte ta hiqte mbulesën e fytyrës, në qytetin austriak Zell am See... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.