Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia nuk e kthen pastorin amerikan në SHBA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do ta ekstradojë pastorin e burgosur amerikan në Turqi, Andrew Brunson, pasi Uashingtoni refuzon të ekstradojë klerikun turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja beson të ketë qenë pjesë e tentimeve të dështuara për grusht shtet në Turqi.

Erdogan ka thënë të enjten se Uashingtoni po i bën presion Turqisë të rikthejë pastorin Andrew Brunson, i cili është i ndaluar në Turqi gjatë tetorit të vitit të kaluar me akuza për terror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë muajit maj, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka kërkuar qeverisë turke ta kthejnë pastorin Brunson në SHBA.

Turqia e akuzon Gulenin për pjesëmarrje në tentimet për puç gjatë korrikut të vitit të kaluar.

Gulen i mohon akuzat.