Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tusk: Nuk është arritur progres i duhur në bisedimet për Brexit

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, thotë se bisedimet për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit), ende nuk kanë bërë progres të nevojshëm për të lëvizur në etapën e dytë, ashtu siç kërkohet nga Britania.

Tusk është shprehur “optimist i kujdesshëm” se negociatat për ndarje mund të lëvizin përpara, raporton agjencia AP nga Londra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas takimit të sotëm me kryeministren e Britanisë, Theresa May, Tusk tha se beson se Britania përfundimisht është tërhequr nga qasja jorealiste për largim nga BE-ja.

Britania dëshiron të fillojnë diskutimet për raportet e ardhshme me BE-në, por zyrtarët e BE-së thonë se kjo nuk mund të ndodhë derisa të arrihet progres i mjaftueshëm për kushtet e ndarjes.

Javën e kaluar, në përpjekje për zbutje të kësaj situate, kryeministrja May tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë e gatshme të paguajë në arkën e BE-së gjatë fazës transitore dyvjeçare, pas Brexitit, që pritet të ndodhë në mars të vitit 2019.

Tusk tha sot në Downing Street në Londër, ku është selia e kryeministrisë britanike, se “nuk ka progres të duhur, por ne do të punojmë për këtë”.