Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron për herë të parë kalon Le Penin në sondazhet për president të Francës

Paris, 9 mars – Një muaj e gjysmë nga zhvillimi i turit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, kandidati social-liberal Emmanuel Macron kaloi për herë të parë në sondazhe presidenten e Frontit Nacional, Marine Le Pen.

Nga sondazhi i zhvilluar nga kompania ”Harris Interactive” për llogari të France Televisions, del se Macron mban vendin e parë me 26 për qind të votave, i ndjekur nga Le Pen me 25 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po nga ky sondazh doli se, nëse dy kandidatët takohen në balotazh, atëhere Macron do të merrte 65 për qind të votave kundrejt 35 për qind të Le Penit.

Zgjedhjet presidenciale franceze do të zhvillohen më 23 prill