Trump dhe Erdogan takohen më 21 shtator Foto: Ilustrim

Trump dhe Erdogan takohen më 21 shtator

16 shtator 2017 23:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takojë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, që do të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten e ardhshme në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili konfirmoi se takimi me Erdoganin do të mbahet të njëjtën ditë kur presidenti amerikan do të takojë edhe krerët e Afganistanit dhe Ukrainës.

Edhe zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet të enjten, takim ky i pavarur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Temë kyçe, sipas të gjitha gjasave, do të jetë situata në Siri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme