Presidenti izraelit, Reuven Rivlin dhe homologu i tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, zbuluan sot monumentin në përkujtim të viktimave të masakrës së Munihut, vrasjen e atletëve izraelitë në vitin 1972 në Olimpiadën e Munihut.
Organizata ”Shtatori i zi”, një grup terrorist palestinez, mori peng pjesëtarët e ekipit olimpik izraelit në Lojërat Olimpike të vitit 1972, në një përpjekje për të liruar të burgosurit e mbajtur nga Izraeli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë operacionit të shpëtimit vdiqën 11 atletë dhe një oficer policie,gjithashtu, u vranë edhe pesë terroristë.
Në ceremoninë e përkujtimores së viktimave të masakrës së Munihut, morën pjesë gjithashtu, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe kryeministri i shtetit jugor të Bavarisë të Gjermanisë, Horst Seehofer.