Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ikën Harvey, vjen Irma

Banorët e zonave të gjendura në rrugën e uraganit Irma, stuhia më e fuqishme e një dekade në Atlantik, janë paralajmëruar për pasoja “potencialisht shkatërrimtare” e u është kërkuar të marrin masa.

Në Key West të Floridës, autoritetet kanë lëshuar një urdhër detyrues evakuimi, transmeton TCh. Irma është uragan i kategorisë së pestë, niveli më i lartë ekzistues, me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 295km/h, ndaj frika është e madhe. Stuhia ka nisur të godasë Leeward Islands e më pas do të lëvizë drejt Porto Rikos dhe Republikës Domenikane. Deri tani, me mijëra vetë janë zhvendosur nga zonat më të rrezikuara, aeroportet në disa ishuj janë mbyllur e po kështu edhe një sërë destinacionesh popullore turistike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Porto Riko dhe Ishujt Virxhin të Amerikës, duke mobilizuar kështu edhe agjensitë federale që ndërhyjnë në rast katastrofash natyrore.

Pjesë të Teksasit dhe Luizjanës vazhdojnë të bëjnë llogaritë me dëmet që la pas uragani Harvey, por nuk është ende e qartë se çfarë impakti do të ketë Irma në territorin kontinental amerikan, i cili nuk ka goditur asnjëherë brenda një sezoni nga dy uraganë të kategorisë së katërt e më shumë që kur nisi për herë të parë regjistrimi i stuhive në vitin 1851.

Një stuhi e tretë tropikale u formua në Atlanik pas Irmës, Jose, e pritet që dhe ai të shndërrohet në uragan më vonë gjatë javës.