Gjykata serbe ka shpallur fajtorë pesë serbë për krime lufte të kryera kundër myslimanëve gjatë kohës së luftës që u zhvillua në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995.
Të akuzuarit u shpallen fajtorë se kanë qenë anëtarë të një grupi paraushtarak serb, që më 27 shkurt 1993 ndaluan një tren në një stacion të vogël hekurudhor në kufijtë e Serbisë dhe Bosnjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëzet persona, kryesisht myslimanë të Serbisë, me origjinë nga rajoni i Novi Pazar, ishin detyruar të zbrisnin me forcë dhe pas torturave ata ishin vrarë, ku pastaj trupat e tyre ishin hedhur në lumë.